Gjyqi ndaj Vangjush Dakos, shëtitores së Durrësit do t’i bëhet akt ekspertimi!

vovalbania February 02, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Gjyqi ndaj Vangjush Dakos, shëtitores së Durrësit do t’i bëhet akt ekspertimi!

Gjykata e Posaçme urdhëroi plotësimin e hetimeve lidhur me dosjen për të cilën janë të pandehur ish- kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe 10 të tjerë. GJKKO-ja kërkoi të realizohet akt-ekspertimi për shëtitoren, për të cilën SPAK-u dyshon se vlera iu rrit me dhjetëfish, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milion lekësh, sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit.  Vangjush Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në dy raste, lidhur me shëtitoren dhe lejen e pallatit 7 katësh, por që u ndërtua me 11 dhe u dëmtua nga tërmeti. Seanca e radhës pritet për më 27 shkurt, ora 12:00.

Lidhur me shëtitoren, SPAK-u u shpreh:

Ka rezultuar se në vitin 2014 Bashkia Durrës ka kryer një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Me Urdhrin Nr. 84 datë 11 Shtator 2013 protokolluar me Nr. 4151 Prot., në të njëjtën datë, është ngritur komisioni për caktimin e specifikimeve teknike. Ky grup është ngarkuar me detyrën për të përgatitur: detyrën e projektimit, fondin limit, termat e referencës si dhe te gjitha specifikimet teknike për këtë procedure prokurimi.

Nga ana e anëtarëve të Komisionit të ngritur nga Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako, janë kryer gabim llogaritjet e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, Nr. 444 datë 05 Shtator 1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit”.

Kryetari i Bashkisë Durrës, i pandehuri Vangjush Dako ka nxjerrë urdhrin e prokurimit pikërisht me vlerën e llogaritur nga Komisioni, ndërkohë që pasi është lidhur kontrata duke u nisur dhe nga përmbajtja e saj, është bërë pagesa vetëm për 60% të vlerës totale.

Edhe pas bërjes me dije nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në Akt Kontrollin përkatës të Muajit Qershor 2015, në lidhje me gabimin e bërë nga Komisioni dhe nga Titullari i Autoritetit Kontraktor, duke lënë rekomandim që të rikuperohet dëmi ekonomik i shkaktuar deri në atë fazë,  Bashkia Durrës dhe administrata përkatëse ka vijuar me pagesën e këstit të dytë prej 40% të vlerës totale të kontratës në muajin Dhjetor 2015, ndërkohë që e gjitha vlera e paguar më tepër prej  18.318.400,2  lekë, është pasqyruar në pasqyrat financiare të Bashkisë Durrës, si një dëm ekonomik dhe detyrim që shoqëria përfituese i ka kësaj Bashkie prej vitit 2016 e në vijim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49677 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE