Nuk ka më dyshime, mediat franceze zbulojnë të ardhmen e Kylian Mbappes…

vovalbania February 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbappe thyen heshtjen, klubi madrilen shfaqet i pakënaqur me veprimin e yllit francez…

E ardhmja e Kylian Mbappes mbetet ende një mister i madh. PSG po bën çdo gjë të mundur për ta bindur lojtarin që të qëndrojë në Francë. Nga ana tjetër, ylli francez nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur një ditë me Realin e Madridit dhe kta të fundit kanë tentuar disa herë për ta sjellur në kryeqytetin spanjoll, sulmuesin 25 vjeçar.

Nga ana tjetër në Francë nuk kanë më dyshime, Kylian Mbappe ka vendosur për të ardhmen e tij dhe ajo do të jetë larg PSG-së. Ka qenë vetë e përditshmja franceze ”Le Parisen” e cila ka zbuluar se sulmuesi do i japë fund aventurës së tij në klubin e kryeqytetit, për t’u zhvendosur në një tjetër kryeqytet, në atë të Spanjës. Sipas gazetes franceze, Mbappe ka vendosur që të bashkohet me Real Madridin dhe për këtë tashmë janë të informuar edhe drejtuesit e PSG-së. Ofertat e fundit që këta i kishin bërë lojtarit për të rinovuar nuk kanë bërë punë dhe raportohet se Mbappe ka marrë vendimin përfundimtar. Sigurisht, mbetet zyrtarizimi i marrëveshjes, pasi akordi përfundimtar me Realin nuk është gjetur ende sa i përket anës financiare. Por lojtari është i bindur që të luajë për Realin dhe po pret me padurim verën për t’iu bashkuar skuadrës spanjolle, ku është i sigurt se do të mund të kthehet në një nga emrat më të rëndësishëm të futbollit botëror pasi e cilëson si “klubin më të madh në botë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE