Basha në Roskovec: Shumica e shqiptarëve duan ndryshim!

vovalbania February 04, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Basha në Roskovec: Shumica e shqiptarëve duan ndryshim!

Gjatë punimeve të Kuvendit Zgjedhor në degën e PD-së, Roskovec, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu bindjen se shumica e shqiptarëve duan ndryshim.  Basha theksoi se “ata që duan sot ndryshim, janë maxhoranca e njerëzve në Shqipëri”.

Por në anën tjetër, realiteti politik është i shtrembëruar. Ata që përfaqësojnë pakicën, duan ta mbajnë këtë gjendje. Në këtë gjendje vegjeton, mbijeton shumica e shqiptarëve, një pjesë as mbijetesën, por në këtë gjendje pasurohet një grusht njerëzish. Emrat dhe fytyrat e tyre i keni parasysh nga mëngjesi deri në darkë. Eshtë e njëjta klikë që nuk e sheh politikën si një mision në shërbim të njerëzve, por e shikon si një biznes për përfitime materiale dhe pushtetare.

Sipas tij, “PD përbën një kërcenim të madh për këtë sistem”.

Ndaj furia e sulmeve që kemi përjetuar në dy vitet e fundit, që sinkronizon edhe në fjalorin që përdorin aq sa po t’i ndrysesh zërin e të mbyllësh sytë thua që janë i njëjti person, por janë të ndryshëm që përdorin të njëjtin fjalor, kjo furi vazhdon dhe do të thellohet. Mos e merrni si diçka për t’u ligështuar, por si fletë lavdërimi si shenjë e panikut që i ka kapur. Ky ankth dhe kjo frikë tregon se i vetmi faktor politik që i tremben është Partia Demokratike e Shqipërisë. Unë ju them sot, mos t’i zhgënjejmë. T’i provojmë ditë për ditë derisa të vijë dita e përballjes, që po, ne jemi e vetmja forca që do ta shndërrojmë këtë dëshirë për ndryshim në një projekt politik.

Gjithësecili prej nesh sot përballet me përditshmërinë e zymtë që ka ardhur. Papunësi, emigracion të niveleve 90-të, një krizë të thellë politike dhe ekonomike. Kjo është në të gjithë Shqipërinë, si dhe këtu në Patos. Rini që po largohet, sipërmarrje që po rrënohen, shëndetësi e rrëzuar përtokë, janë sot realitet që shqiptarët po përballen.

Ndërsa nga ana tjetër një grusht politikanësh dhe oligarkësh që kanë kapur Shqipërinë, duan ta mbajnë këtë situatë kështu dhe na e paraqesin realitetin krejt ndryshe. Se si mund të ketë një vend turizëm me një bujqësi të rrënuar, këtë vetëm ata e shohin.

Basha u shpreh se “shqiptarëve iu ka ardhur në maj të hundës dhe ne jemi përgatitur që të vijmë para njerëzve me një kulturë tjetër”.

Duke prekur problemet reale dhe për t’iu përgjigjur atyre. Qeverisja e ardhshme mos të jetë me zakone të vjetra, por me burra dhe gra që nuk e shohin pushtetin për xhepat e tyre, por për interesin e të gjithë shqiptarëve. Kishte një projekt të përçarjes së PD-së, një skenar që mundësonte mosekzistencën e PD.

Por, i kishin bërë llogaritë gabim. Nuk llogaritën demokratët, nuk llogaritën burrat dhe gratë në këtë sallë dhe jashtë saj. Treguan se PD nuk është ndërtuar për interesa të ngushta personale, por si ëndërr për liri, për demokraci, për mundësi, për zhvillim. Mjaftueshëm qëndruan për këto vlera në këto dy vite e kusur. Eshtë fal jush që PD sot qëndroi dhe rezistoi. Qëndruat për vlerat e kësaj partie dhe jo për gropën e zezë të disa individëve. Të thuash të vërtetën ku gënjeshtra është rregulli, është sakrificë dhe demonstrim lidershipi për t’i dalë sfidës që kemi përpara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE