Konfirmohet hyrja e aktorit te njohur ne “Big Brother VIP”

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Horoskop pa limit? Astrologia e njohur, banore e BBV3!

Një tjetër banor do t’i bashkohet këtë javë konkurrentëve të ‘Big Brother Vip’.

Sipas “Iconstyle”, bëhet fjalë për aktorin e njohur, Margent Caushi i cili do të vijë në një eksperiencë tërësisht ndryshe, ku do të kemi mundësinë ta shohim në ‘360 gradë’ të karakterit dhe figurës së tij.

Margent Caushi është një aktor shqiptar. Ai e filloi karrierën e tij të aktrimit në moshën 13 vjeçare në shfaqjet shkollore në Athinë, Greqi ku jetoi me familjen e tij për 15 vjet. Ai është diplomuar në nivelin ‘Bachelor’ dhe Master në Aktrim në Universitetin e Arteve në Tiranë, Shqipëri.

Ai i bie pianos dhe baterive, flet 3 gjuhë: shqip, greqisht, anglisht. Ai ka fituar disa çmime në rolë të ndryshme si, Aktori më i Mirë i Ri, Festivali i Teatrit të Komedisë Korçë 2018 Çmimi Aktori më i Mirë në rol dytësor, Festivali i Teatrit të Preshevës 2020.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE