E neveritur nga meshkujt Amber Rose bën deklaratën që askush nuk e priste: “Nuk dua të bëj më seks…”!

vovalbania February 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E neveritur nga meshkujt Amber Rose bën deklaratën që askush nuk e priste: “Nuk dua të bëj më seks…”!

Së fundmi ylli televiziv Amber Rose ka shprehur se pas eksperiencave me disa nga meshkujt më të njohur të showbiz-it nuk dëshiron më të ndajë jetën e saj me askënd dhe se meshkujt i janë neveritur. Madje bukuroshja u shpreh se nuk dëshiron të bëjë më as seks.

Dua të jem beqare për pjesën tjetër të jetës sime. Nuk dua ta ndaj shtëpinë ose jetën time me askënd. Nuk dua askënd rreth fëmijëve të mi. Nuk dua të bëj seks. Jam mirë vetëm. Jam shumë e lumtur që nuk e ndaj shtratin me askënd. Ish-burri im më tradhtoi. Ne ishim të martuar. Ishim të rinj.

Ajo u martua me reperin Wiz Khalifa dhe kanë një djalë 9-vjeçar. Edhe pse janë ndarë, Amber ka treguar se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer bashkëprindërore. Rose akuzoi para disa kohëve ish-partnerin e saj Alexander Edwards për tradhëti. Ajo tregoi se babai i djalit të saj e kishte tradhëtuar me të paktën 12 gra. Gjithashtu ajo u shpreh se nuk do t’i zbulonte publikisht emrat e grave që kishin një lidhje me Alexander sepse nuk është qëllimi i saj të shkatërrojë jetën e njerëzve.

Alexander ka djalin 3-vjeçar të quajtur, Slash me Rose. Edwards gjithashtu rikujtojmë se është në një romancë me legjendën e muzikës Cher. Cher, ka qenë e martuar më parë me Sonny Bonon nga 1964 në 1975 dhe Gregg Allman nga 1975 në 1979. Ajo ka djemtë, Chaz, 53-vjeç dhe Elijah, 46-vjeç.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE