Rama pas deklaratave të ndërkombëtarëve: Kosova ka të drejtë të zbatojë Kushtetutën!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama pas deklaratave të ndërkombëtarëve: Kosova ka të drejtë të zbatojë Kushtetutën!

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje Kosovës, pas deklaratave nga SHBA dhe BE kundër mbylljes së strukturave ilegale serbe në Kosovë dhe nxjerrjes nga qarkullimi të dinarit serb, hapa që janë quajtur të nxituar dhe të pa konsultuar me partnerët ndërkombëtarë.

Në një postim në rrjetin social “X” Rama u shpreh se pavarësisht se Kosova duhet të koordinohet me partnerët, nuk duhet harruar e drejta e saj për të zbatuar Kushtetutën.

Rama madje ka kërkuar që pas sulmit të ndodhur në Banjskë, të mbahet ekuilibri. “Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, tha Rama.

Ndërkohë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, përsëriti sot kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).  Ai i ka bërë këto deklarata, pas një takimi që ka zhvilluar të hënën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe diplomatë tjerë të huaj.

Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës – që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt – parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja.

Kështu, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48843 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE