Historike/ Vllaznia e femrave arrin grupet e Champions League!

vovalbania September 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Historike/ Vllaznia e femrave arrin grupet e Champions League!

Prej vitesh, ekipi i Vllaznisë për femra ishte shfaqur dominuese në futbollin shqiptar ndërsa ishte vënë në kërkim të hapit të madh edhe në futbollin ndërkombëtar. E këtë e kanë arritur këtë pasdite duke qenë se mposhtën Vorskla Poltavën me rezultatin 2-1 dhe tashmë janë pjesë e grupeve të Champions League teksa takimi i parë i luajtur në Shkodër përfundoi në barazim 1-1.

Sa i takon ndeshjes, kuqeblutë kaluan të parët në avantazh me anë të amerikanes Pettarson e cila realizoi në minutën e 35-të së pjesës së parë dhe mitrovicialies, Gresa Berisha në minutën e 89-të të fraksionit të dytë ndërsa më parë kishte barazuar për kundërshtarët, Korsun.

Kështu. vajzat shkodrane festuan me të drejtë një arritje ekzemplare, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm europian, duke përfaqësuar më së miri Shqipërinë. Vajzat shkodrane do të mësojnë emrat e klubeve kundërshtare në datën tre tetor me shortin që do të mbahet në Nyon, ndërsa kompeticioni nis më datë 19 tetor.

Armand Duka, kreu i qeverisë së futbollit tonë, nëpërmjet një mesazhi në faqen e tij në Facebook, e quan ekipin kuqeblu të femrave krenari të qytetit të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë.

Postimi i Dukës:

“Futbolli është i bukur se na dhuron emocione të ndryshme ditë pas dite.

Sot Vllaznia e vajzave ka shkruar historinë me fitoren kundër ekipit ukrainas të Vorskla Kharkiv dhe tashmë do të marrë pjesë në grupe të Champions League për herë të parë.

Urimet e mia më të sinqerta për vajzat e Vllaznisë, stafin drejtues dhe Presidentin Lazër Matija. Urime për punën e përditshme me vullnet, pasion e përkushtim për të qenë krenaria e qytetit tuaj të mrekullueshëm Shkodrës, por edhe Shqipërisë.

Në FSHF kemi bërë një punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e futbollit të vajzave, por ju na treguat me punën tuaj se duhet të bëjmë më shumë.

E tani, të jemi gati të shohim vajzat tona të Vllaznisë të shkruajnë historinë e të na përfaqësojnë denjësisht në Europë.

Urime Vllaznia. Urime vajza!”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48643 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE