Tensionet në Lindjen e Mesme, Amerika godet përsëri rebelët Huthi!

vovalbania February 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tensionet në Lindjen e Mesme, Amerika godet përsëri rebelët Huthi!

Forcat amerikane kanë kryer sulme ajrore kundër pesë raketave në Jemen. Sipas ushtrisë Shteteve të Bashkuara, një prej raketave ishte e projektuar për sulm tokësor ndërsa të tjerat për të shënjestruar anijet në Detin e Kuq.

Goditjet e orëve të fundit erdhën një ditë pasi forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe kryen sulme të reja ajrore kundër objektivave iraniane duke goditur 36 objektiva të grupit rebel, Huthi, në Jemen. Kjo si përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të rebelëve kundrejt anijeve.

Në rrjetet sociale, Komanda Qendrore e SHBA-ve (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane kryen një “sulm në vetëmbrojtje kundër një rakete lundruese” që ishte projektuar për sulm tokësor dhe më vonë goditën “katër raketa lundruese, që ishin të përgatitura për t’u lëshuar kundër anijeve në Detin e Kuq”. CENTCOM shtoi:

Forcat amerikane identifikuan raketat në zonat e kontrolluara nga Huthët e Jemenit dhe përcaktuan se ato paraqisnin një kërcënim të menjëhershëm për anijet e marinës amerikane dhe anijet tregtare në rajon.

Huthët filluan të shënjestrojnë anijet në Detit të Kuq në nëntor të vitit të kaluar, duke thënë se ata po goditnin anijet e lidhura me Izraelin dhe sipas tyre këtë po e bëjnë në mbështetje të palestinezëve në Gaza. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian ka filluar më 7 tetor 2023, pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit.

Më 28 janar, një dron u përplas në një bazë në Jordani, duke vrarë tre ushtarë amerikanë dhe duke plagosur më shumë se 40, një sulm për të cilin Uashingtoni fajësoi forcat e mbështetura nga Irani. Amerika u përgjigj të premten me sulme ndaj objektivave të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak.

Për këtë sulm, Uashingtoni fajësoi Iranin dhe aleatët e tij që veprojnë në Siri e Irak. Sipas njoftimit, 13 vende të ndryshme në Jemen u goditën nga avionët luftarakë amerikanë F/A-18 dhe nga luftanijet amerikane në Detin e Kuq.

Zyrtarët amerikanë besojnë se sulmet ajrore ndaj dhjetëra zonave të lidhura me Iranin në Siri dhe Irak të premten ishin të suksesshme dhe paralajmëruan sulme shtesë.

Aleatët e Shteteve të Bashkuara i mbështetën veprimet e Uashingtonit, ndërsa Irani, Iraku dhe Siria shprehën zemërim në një kohë shqetësimesh për përhapjen e konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE