Mikesha e Vesës flet për raportin e saj me Romeon: “Ka marrë një mbështetje mes rreshtash”!

vovalbania February 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mikesha e Vesës flet për raportin e saj me Romeon: “Ka marrë një mbështetje mes rreshtash”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

I ftuar në mbrëmjen e sotme të emisionit “Big Brother Radio” kanë qenë gazetari Shëndrit Lumi dhe psikologia Antigona Sejdiu. Dedikuar plotësisht fenomenit të BBV, këtë herë intervista u përqëndrua për banoren Vesa Smolica, e cila sot u shpall edhe lidere e shtëpisë. Antigona është gjithashtu edhe mikesha e saj dhe duke e njohur pak më shumë personalisht, na dha edhe disa detaje ekskluzive nga jeta dhe karakteri i Vesës. Si po e sheh ajo lojën e saj?

Vesa hyri fuqishëm me atë ‘mirëmbrëma nga zonja e shtëpisë’, por që javën e parë e pashë në heshje dhe po vëzhgonte situatat e hulumtonte për terrenet se ku mund të deportonte, të njihte karakteret dhe pastaj u vendos në aksion. Tipike Vesa energjike që unë njoh. Ajo e cila e njeh mirë konkurrencën, sepse duke qenë se ka marrë pjesë e festivaleve të shumta, tashmë e ka të tejkaluar atë aspektin e konkurrencës dhe besoj që po merr pozicionin e lideres së shtëpisë.

Mendon Antigona se Vesa mund të krijojë një lidhje brenda shtëpisë?

Sa i përket lidhjeve, nuk besoj që Vesa është e mbyllur në këtë aspekt. Pres që ajo të jetë e hapur. Nuk e di pse pata një përshtypje në fillim që do të pëlqente Romeo. Pashë një energji të mirë midis atyre të dy, por nuk e di u shkëput ajo. Ndoshta ka marrë një mbështetje mes rreshtash prej Romeos dhe e tha në një formë Romeo në fillim kur kishin lojën që doli prej dritares së burgut. Sikur mori një përkrahje direkte prej Romeos dhe mendoj që kjo është ajo. Nuk mendoj që Vesa fshihet pas përkrahjes së Romeos, por që duke qenë si lidere ajo mban afër njerëz lider.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE