Miss Japonia me origjinë ukrainase heq dorë nga kurora pasi iu zbulua lidhja me një burrë të martuar!

vovalbania February 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miss Japonia me origjinë ukrainase heq dorë nga kurora pasi iu zbulua lidhja me një burrë të martuar!

Fituesja ukrainase e konkursit të bukurisë Miss Japonia ka hequr së fundmi dorë nga kurora e saj pasi një media i zbuloi lidhjen e saj me një burrë të martuar. Karolina Shiino, u kurorëzua Miss Japonia dy javë më parë, por fitorja e saj ndezi debat publik për shkak të origjinës së saj ukrainase.

Ndërsa disa e mirëpritën kurorëzimin e saj, të tjerë thanë se ajo nuk përfaqësonte idealet tradicionale japoneze të bukurisë. “Kishte shumë barriera raciste dhe ishte shumë sfiduese të pranoheshe si japoneze”,-u shpreh bukuroshja në momentin që u kurorëzua më e bukura. Shumë njerëz e panë fitoren e saj si një “shenjë të kohës”, të tjerë thonë se ajo nuk duket aspak si “Miss Japonia”.

Fakti që Shiino nuk ka prejardhje japoneze ka mërzitur shumë ndjekës në rrjetet sociale. Ndërkaq, një revistë lokale publikoi një ekspoze ku pretendonte lidhjen e saj me një burrë të martuar. Artikulli në Shukan Bunshun raportoi se Shiino ishte angazhuar në një marrëdhënie me një influencues dhe mjek të martuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE