Shuhet në moshën 125-vjeçare gruaja më e vjetër e Iranit!

vovalbania February 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshën 125-vjeçare gruaja më e vjetër e Iranit!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 125-vjeçare gruaja më e vjetër e Iranit. Vlen të theksojmë se rekordi i saj i moshës nuk është njohur nga Rekordet Botërore Guinness. E lindur më 23 shtator 1898, Masumeh Sanei Toroghi vdiq në Mashhad në Iranin verilindor.

Toroghi vdiq në një moshë më të madhe se francezja Jeanne Calman, e cila konsiderohet si personi më i vjetër i konfirmuar në histori, kur vdiq në moshën 122-vjeçare në vitin 1997. Në Iran, shteti filloi të lëshonte regjistrat e familjes në vitin 1918, 20 vjet pas lindjes së supozuar të Torogi.

Mediat lokale kishin raportuar në vitin 2020 vdekjen e një kurdi iranian në moshën 138-vjeçare sipas dokumenteve të tij të identitetit. Sipas rekordeve botërore Guinness, personi më i vjetër në jetë është aktualisht Maria Branias Morera nga Spanja, e cila do të festojë ditëlindjen e saj të 117-të më 4 mars.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE