Kryeministri Rama: Gara ndërkombëtare për EXPO ALBANIA, e hapur deri më 12 shkurt!

vovalbania February 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri Rama: Gara ndërkombëtare për EXPO ALBANIA, e hapur deri më 12 shkurt!

Përmes Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, qeveria shqiptare është duke synuar ngritjen e “EXPO ALBANIA”-s, një qendër shumëfunksionale për ekspozita, panaire, takime, koncerte, evenimente, rekreacion, si dhe logjistikë.

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se vijon të jetë e hapur deri më 12 shkurt thirrja e fazës së parë të garës ndërkombëtare për projekt-ide arkitekturore për EXPO ALBANIA-n e ku çdo profesionist mund t’i përgjigjet kësaj thirrjeje duke dorëzuar propozimet përkatëse.

EXPO ALBANIA, është menduar si një qendër ekspozimi shumëfunksionale që pritet të rrisë ndjeshëm vizibilitetin e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, si një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave tregtare, takimeve në shkallë të gjerë dhe evenimenteve të tjera, duke e konsoliduar më tej reputacionin e kryeqytetit si një nyje e rëndësishme në rajon dhe në nivel ndërkombëtar.

Ky konkurs ka për synim mbledhjen e propozimeve lidhur me realizimin e këtij vizioni përmes ideve novatore e largpamëse të projektimit dhe që arrijnë të harmonizojnë një amalgamë kërkesash programatike duke ruajtur ndërkohë një fleksibilitet të mjaftueshëm për të mundësuar edhe përdorime alternative.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50112 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE