Rama takim me kryeministrin e Luksemburgut: Dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë!

vovalbania February 07, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rama takim me kryeministrin e Luksemburgut: Dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun e tij në Luksemburg, Luc Frieden.

Ndërsa theksoi se Frieden është një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ai zbuloi detaje nga takimi, ku u shpreh se u ra dakord për zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri.

Pjesë e diskutimit ishte edhe turizmi, ku u fol për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri.

“Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në Facebook ku tregon për arritjet në sezonin e ri turistik.

Krahasuar me vitet e kaluara janari i 2024-ës ka një numër turistësh të huaj 30% më të lartë. Për 31 ditë në vendin tonë kanë hyrë 489,599 turistë të huaj.

Rama shkruan se Shqipëria nuk ndalet në rritjen si një forcë e re në turizmin mesdhetar.

 “Janari ka dhënë një sinjal të fortë për bumin e mirëpritjes së sezonit të ri turistik, me një rritje rekord turistësh, gati gjysmë milioni, duke pohuar faktin se Shqipëria nuk ndalet në rritjen e saj si një forcë e re në turizmin mesdhetar.

Më shumë të ardhura, punësim, investime, biznes, ekonomi falë turizmit dhe një Shqipëri gjithnjë e më krenare në skenën ndërkombëtare falë turizmit”, shkruan Rama në Facebook.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE