A po kopjon Luizin? Flet miku i ngushtë i Julit

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A po kopjon Luizin? Flet miku i ngushtë i Julit

Jul Deda po përflitet shpesh në rrjet si ‘kopje’ e Luiz Ejllit përsa i përket lojës në BBV.

Një mendim për këtë e ka dhënë një nga miqtë e Julit, aktori Eglein Laknori.

I ftuar në emisionin “Ftesë në pesë”, ai ka folur për lojën e Julit brenda shtëpisë së BBV3.

Sipas tij, Juli ka një aftësi që askush tjetër nuk e ka në BBV, ai e mban situatën gjithmonë në kontroll. Përsa i përket faktit nëse po kopjon lojën e Luizit, Eglein shprehet në mënyrë absolute që jo.

Eglein Laknori: Juli ka një aftësi që asnjë prej tyre nuk e ka për hir të vërtetës. Jo për të fyer të tjerët, por Juli e ka gjithmonë situatën nën kontroll dhe nuk i ikën kurrë situata nga kontrolli, sidomos në skenë. Juli flet dhe gjithmonë dëgjon ata që flasin nga fundi dhe thonë po ti nga e dëgjove këtë mo? Juli e ka përqëndrimin ndryshe nga të tjerët, është lindur. Është një djalë social, nuk është arrogant.

A po kopjon lojën e Luiz Ejllit?

Eglein Laknori: Jo nuk është e vërtetë, jo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE