Pas vizitës urgjente në Britani të Madhe për të parë të atin, princ Harry kthehet në SHBA pa takuar vëllain e tij!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas vizitës urgjente në Britani të Madhe për të parë të atin, princ Harry kthehet në SHBA pa takuar vëllain e tij!

Princi Harry kthehet në Kaliforni pas një vizite urgjente në Londër për të parë babanë e tij Charles III, i cili u diagnostikua me kancer.

Duka i Sussex u kthye në aeroportin Heathrow këtë pasdite, vetëm 24 orë pasi mbërriti në Londër për t’u transferuar në Clarence House.

Harry udhëtoi për në Londër me një fluturim 10 orësh dhe kaloi 45 minuta me babain e tij, sipas mediave britanike.

Ai bisedoi me të atin, përpara se ky i fundit dhe Camilla të niseshin për në Buckingham aty ku një helikopter po i priste për t’i çuar në Sandringham.

Ajo që ka ngjallur polemika është fakti se Duka i Sussex nuk e takoi vëllane e tij William apo Kate që po shërohej nga operacioni abdominal.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE