Pse nuk i zgjasin lidhjet Dafina Zeqirit? Artistja zgjodhi të përgjigjet në këtë mënyrë!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë ndodhi? Problemet shëndetësore detyrojnë Dafina Zeqirin të anullojë koncertin

Dafina Zeqiri, një këngëtare shumë e njohur për publikun shqiptar, ka treguar së fundmi më shumë detaje rreth jetës së saj private dhe jo vetëm.

Një pyetje e ardhur prej publikut për të siç duket e ka vendosur pak në siklet këngëtaren pavarsisht se ajo nuk nguroi ti përgjigjej.

“Pse nuk i zgjasin lidhjet Dafinës?”- ishte pyetja që dikush shkruajti për të.

Me shumë sportivitet, këngëtarja zgjodhi që të reagojë në këtë mënyrë.

“Edhe unë jam njeri si çdo person tjetër. Unë tani e kam pak të vështirë të takoj dikë, ta njoh, se unë jam figurë publike dhe njerzit të shikojnë për interesa të ndryshme. Unë nuk kam qejf që jeta ime personale të jetë publike, do të kisha qejf dhe unë të dilja si çdo individ tjetër. Lidhja ime e fundit ka qenë 4 vite dhe kur e bën publike njerëzve ju duken 4 vite si 1 muaj. Dhe shumë thjeshtë kam vendosur të jetoj jetën time jashtë kamerave, se boll po duhet të ruhemi prej gjithçkaje” – është shprehur Dafina.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE