Sonte kemi dasmë, por a do ketë një puthje në buzë nga Ilnisa dhe Meritoni!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sonte kemi dasmë, por a do ketë një puthje në buzë nga Ilnisa dhe Meritoni!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Tashmë është bërë traditë që në çdo edicion të “BBV” banorët të improvizojnë një dasmë tradicionale shqiptare. Dy nga banorët zgjidhen për të qenë çifti që do të martohen, një prej tyre prifti dhe të tjerët të ftuar. Këtë edicion nusja dhe dhëndri do të jenë Ilnisa dhe Meritoni dhe dasma do të bëhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00.  Ama mes tyre ende nuk ka ndodhur puthja e parë publike në buzë dhe për këtë shumë banorë kanë dyshime në lidhjen e tyre, ndër ta edhe Rikja, e cila pret që sonte të ketë një puthje mes Ilnisës dhe Meritonit.

Rike: Besoj më shumë në çifte të tjera sesa te ty dhe Ilnisa, pse nuk e puth Ilnisën ti? A e ke të dashur ca e ke? 

Meritoni: Pse nuk e beson? 

Rike: Do e shikoj sonte nëse e puth 

 

Romeo dhe Lisi i planifikuan një ‘kurth’ Artës për ta hedhur në pishinë me rroba. Teksa Romeo i ka marrë vëmendjen dhe gjeti justifikim për t’i hequr mikrofonin, aty Lisi e shtyn papritur duke e hedhur në pishinë. Për shkak se ishte me rroba, fustani nude që kishte veshur për shkak të ujit u bë transparent dhe në momentin që doli nga pishina përvec se i ‘çmendi’ të gjithë me format trupore, u duk se nuk kishte veshur të brendshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE