Të shtëna me armë zjarri drejt një makine në hyrje të qytetit të Shkodrës, plagoset pronari!

vovalbania February 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të shtëna me armë zjarri drejt një makine në hyrje të qytetit të Shkodrës, plagoset pronari!

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Rreth orës 17:55, në lagjen “10 Korriku”, është qëlluar me armë zjarri makina tip ‘Citroen’ në pronësi të Selami Brahimit. Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit.

Në momentin e të shtënave siç njofton policia makina ka qënë e ndaluar. Sa i përket shënjestrës, nuk rezulton të jetë person me precedentë penalë, kësisoj nuk ka një pistë hetimi deri në këto momente mbi ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes. Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në disa sekuenca të kamerave të sigurisë së një dyqani të zonës shihet se në momentin kur qëllohet drejt makinës dy persona futen me vrap në dyqan të tmerruar. Nuk dihet nëse janë qytetarë që po kalonin rastësisht aty pranë në momentin e të shtënave apo nëse është pronari i makinës.

“Rreth orës 17:55, në  lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit  S. B.,(e cila ka qenë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B.

 Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin  e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sqaron policia.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50360 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE