Çaste romantike, Sara dhe Bardhi puthen në pishinë…

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çaste romantike, Sara dhe Bardhi puthen në pishinë…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Sara dhe Bardhi prej disa kohësh kanë nisur flirtin e tyre dhe të gjithë e kishin kuptuar që së shpejti ata do të bëheshin çift. Pas shumë përqafimesh dhe përpjekjesh për puthjen e parë, ata tashmë në dhomën e rrëfimit për herë të parë dhanë puthjen e dashurisë.

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes, momente romantike janë transmetuar mes çiftit. Ata kanë kaluar kohë bashkë në pishinë, shoqëruar me puthje dhe përqafime. Duket se tashmë dyshja janë më afër se kurrë me njeri-tjetrin.

Videot e dyshes janë bërë virale dhe duket se publiku po i komenton shumë si çift. Kujtojmë se votat janë ndarë mes tyre e Ilnisës dhe Meritonit, teksa dy të fundit ‘u martuan’ mbrëmjen e djeshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49216 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE