Dikur kolegë te “Piranjat” / Ja çfarë thotë Florjan Binaj për Ledjonën dhe lojën e saj në BBV!

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dikur kolegë te “Piranjat” / Ja çfarë thotë Florjan Binaj për Ledjonën dhe lojën e saj në BBV!

Florjan Binaj është një nga aktorët më të dashur të humorit, të cilin prej disa kohësh e shohim si moderator të emisionit investigativ “Piranjat”.

Në po të njëjtin emision ka qenë gazetare Ledjona Xheladinaj, tashmë banore e BBV, ku ka spikatur me punën e saj si gazetare investigative e sidomos në mbrojtjen e grave dhe rastet e pedofilisë.

“Prime”-n e fundit Ledjona bëri një gjest që u duartrokit nga i gjithë publiku dhe nga banorët. Banorja fitoi me shumicë votash nga banorët e tjerë një telefonatë me vajzën e saj kundrejt Ilnisës, por Ledjona mundësinë e saj ia dha Ilnisës, duke bërë të mundur që përpos gjithë debateve që kanë pasur me njëra-tjetrën, telefonatën me të bijën ta bënte Ilnisa.

Këtë situatë e ka komentuar edhe aktori Florjan Binaj, i cili është shprehur me fjalët më të mira kundrejt koleges së tij, Ledjona Xheladinaj.

“Lediona tregoi në gjithë atë pellg sherresh të stisura e të panevojshme që ka ende zemra të pahelmuara nga nevoja për vëmendje dhe që është një super nënë me një super zemër!!!”- shkroi Flori në një koment në Instagram.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49633 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE