Partnerja e tij është shtatzënë, banori më i ri i “BBV3”, Endrik Beba përshkruan emocionet…

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partnerja e tij është shtatzënë, banori më i ri i “BBV3”, Endrik Beba përshkruan emocionet…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Vetëm pak ditë më parë, Françeska Murati dhe Endrik Beba janë bashkuar si dy banorët më të rinj të shtëpisë së “Big Brother VIP 3”.

Endrik është një këngëtar i njohur dhe gjithashtu ka pasur një histori më parë me Sarën. Ata kanë biseduar së bashku për herë të parë dhe mund të themi që janë sqaruar e kanë lënë pas hatërmbetjet. Endriku ka rrëfyer një moment shumë të ëmbël dhe të rëndësishëm për jetën e tij. Ai ka deklaruar se do të bëhet baba për herë të dytë.

E kam të vështirë situatën sepse ajo po përjeton një gjë shumë të madhe, se po presim një vajzë në, në muajin e pestë. Edhe prandaj kam kërkuar dy jastëkë, sepse unë Klean e mbaj gjithmonë kështu në krevat, dorën tek barku, s’e lëshoj asnjëherë, edhe prandaj e mbaj jastëkun kështu sepse më duket sikur është ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48753 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE