Si po e menaxhon kohën mes “Big Brother VIP” dhe familjes?! Flet Arbër Hajdari: “Vajza më pret zgjuar pasi mbaron BBV…”

vovalbania February 09, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Si po e menaxhon kohën mes “Big Brother VIP” dhe familjes?! Flet Arbër Hajdari: “Vajza më pret zgjuar pasi mbaron BBV…”

I ftuar në studion e “Wake Up” mëngjesin e sotëm, ka qenë opinionisti i “Big Brother VIP 3”, Arbër Hadari. Arbri ndau me publikun të gjithë eksperiencën e tij në këtë format, por sigurisht duke u ndalur dhe tek opinioni i tij deri tani për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sa e vështirë është që ta bësh rolin e opinionistit për të tretën herë radhazhi?

Për hir të së vërtetës, është e vështirë sepse kërkon shumë impenjim. Kërkon që ti një pjesë të mirq të kohës t’ia dedikosh këtij programi jo vetëm kur je në transmetim, por edhe jashtë tij. Për të ndjekur debatet, dinamikat, sidomos në këtë “Big Brother” që vetëm me 28 ditë më duket sikur kanë kaluar vetëm 3 ditë, për shkak të dinamikave që kanë qenë të shpeshta, por edhe për shkak të numrit të madh të banorëve.

Ndërkohë ti tashmë je bërë baba, si po e menaxhon kohën?

Kjo ka qenë dhe një nga arsyet që para se të pranoja ftesën për këtë vit, kisha një lloj tundimi për të marrë pjesë në program. Të gjithë ata që janë bërë prindër e kuptojnë që të duket sikur po fajson veten për një pjesë të madhe të kohës që ti duhet të jesh larg fëmijës apo larg bashkëshortes, që për hir të së vërtetës këto ditë ka nevojë për prezencën e burrit. Vajza ime është nga ato që nuk fle natën dhe më pret zgjuar pasi mbaron “Big Brother VIP”… (qesh)

Ke menduar se kush mund të jetë finalist deri në këto momente?

Unë jam koherent në gjërat që them. Në ‘prime-in’ e fundit unë kam thënë që jo vetëm që nuk shoh akoma një fitues, por nuk shoh akoma asnjë finalist. Kam të njëjtën përgjigje, sepse jo shumë gjëra kanë ndryshuar nga ‘prime-i’ i fundit. Mendoj që është ende herët. Dikush mund ta bëjë diferencën por është shumë larg akoma për të thënë që mund të jetë finalist, apo fitues. “Big Brother” ka treguar që për një kohë shumë të shpejtë, situatat brenda shtëpisë ndryshojnë, dhe nga këto përmbysjet mund të kemi dhe ndonjë surprizë. Sigurisht, ka një pjesë të banorëve që kanë gjetur atë rehatllikun e vet, edhe për shkak të fansave që kanë jashtë, fansa që nuk i kanë krijuar nga ky format. Për mendimin tim nuk është qëndrim i rehatshëm, sepse edhe fansat që janë jashtë, do të të mbajnë deri në një moment që ti je duke dhënë diçka për ta. Këtu e kam fjalën për emocionet, dinamikën e lojës, dhe njerëzit nuk kanë më interes të të shogin dhe thjesht nuk të votojnë më.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49200 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE