Çifti Ilnisa – Meriton, kush po luan dhe kush ka ndjenja të vërteta sipas Gabriele Mezinit?!

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çifti Ilnisa – Meriton, kush po luan dhe kush ka ndjenja të vërteta sipas Gabriele Mezinit?!

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i shtëpisë së BBV, Gabriele Mezini për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Cila është gjëja që mund t’i ketë mbetur peng Gabrieles?

Gjëja që më ka ngelur peng është që do të doja të tregoja më shumë.

Duke marrë parasysh edhe sondazhin që ishte zhvilluar në Top Albania Radio në lidhje me çiftet dhe ndikimin e tyre brenda shtëpisë së BBV, sa i përket raportit të Ilnisës dhe Meritonit vetë  Gabriele u shpreh se:

Gabriele: Meritonin mendoj se e kanë vënë në një pozitë, e kanë ngarkuar më shumë seç duhet. Sikur po e shtyjnë drejt asaj gjëje. Edhe mbrëmë dukej pak shumë i tërhequr. E kam thënë dhe më parë që tek pjesa e Meritonit mendoj se është deri diku tek një lojë, ndërsa tek Ilnisa nuk di ta them nëse është lojë apo e vëretë.

Albana: Mendon se Ilnisa mund të ketë ndjesi të vërteta?

Gabriele: Deri diku mendoj sepse isha brenda dhe shihja diçka kurse tek Meritoni jo. E nisi si lojë dhe po e luan dhe thjesht kjo gjëja e ngarkoi pak më shumë seç duhet. Meritoni me këtë që ndodhi tani thjesht tregon burrërinë  që ka sepse e njoh dhe më para dhe nuk bën mbrapa. Kjo gjë aty brenda, unë aty brenda e favorizoj për pjesën e lojtarit si Mertion. Mendoj se e bëri dhe do të shkojë përpara dhe do luftojë për atë që ka bërë. Ndërsa lojtarë të tjerë që janë brenda po ngujojnë shumë që ti marrin përsipër këto gjëra.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50175 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE