Elbasan, sekuestrohen 450 mijë euro pasuri në pronësi të dy të dënuarve në Itali!

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elbasan, sekuestrohen 450 mijë euro pasuri në pronësi të dy të dënuarve në Itali!

Në qytetin e Elbasanit u sekuestruan pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 mijë euro pasi ka dyshime se ato e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të dy shtetasve të dënuar në Itali për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Real Estate 2” u sekuestruan një apartament, si dhe një lokal në pronësi të shtetasve Sajmir Alterziu dhe Edison Gashi. Apartamenti në pronësi të 49-vjeçarit Alterziu gjendet në lagjen “Dyli Haxhire” ndërsa lokali i 42-vjeçarit Gashi, në atë “Kongresi”.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar: 

‘Finalizohet operacioni policor i koduar “Real Estate 2”.

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 450 000 euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të 2 shtetasve të dënuar në Itali, për trafikim dhe shfrytëzim për prostitucion.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i hetimeve pasurore të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, me qëllim gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u zhvillua operacioni policor i koduar “Real Estate 2”, gjatë të cilit, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Elbasanit, u sekuestruan:

•1 apartament në pronësi të shtetasit S.A., 49 vjeç, i ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”;

•1 lokal në pronësi të shtetasit E.G., 42 vjeç, i ndodhur në lagjen “Kongresi”, Elbasan, pasi ky shtetas është i dënuar në Itali, me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi dhe shfrytëzimi për prostitucion”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48917 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE