Opsioni në TikTok që shumë përdorues ende mund mos ta dinë!

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Opsioni në TikTok që shumë përdorues ende mund mos ta dinë!

Një opsion në TikTok mund të mos e dinë shumë njerëz pavarësisht se është i nevojshëm nga të gjithë përdoruesit. Ekziston një opsion përmes së cilit në mënyrë shumë të thjeshtë ju ndihmon të shihni historinë e të gjitha gjërave që i keni shikuar në platformë. Ajo çfarë duhet të bëni është që të shkoni në profilin tuaj në ‘Home’ dhe më pas tek opsioni Search.

Pasi të keni bërë këtë, atëherë tek tabela e kërkimit shkruani simbolin* dhe pas kësaj klikoni tek opsioni ‘search’ me ngjyrë të kuqe dhe do t’ju shfaqet historia e vidoeve që keni shikuar. TikTok ka prezantuar veçori të reja që e bëjnë atë të duket gjithnjë e më shumë si platforma më e njohur për video të gjata, Youtube. Këto ndryshime përfshijnë testimin e videove të gjata 30 minutëshe, vetëm disa muaj pasi filloi testimin e videove 15 minutëshe.

Mundësia për të publikuar video më të gjata po cilësohet si shumë e përafërt me Youtube-n, platformë kjo në të cilën videot kanë tendencë të zgjasin më shumë se 10 minuta për shkak të fitimit më të madh. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që TikTok inkurajon përdoruesit të postojnë përmbajtje më të gjata. Teksa Youtube i paguan krijuesit më shumë se platformat e tjera, rishfaqja e së njëjtës përmbajtje në aplikacione të ndryshme ndodh shpesh.

Ndërkaq, një numër i madh i përdoruesve të TikTok janë “të frikësuar”, pasi raportohet se aplikacioni po kërkon prej tyre të vendosin fjalëkalimin e telefonit, nëse dëshirojnë të shohin përmbajtjen. Ende nuk dihet arsyet por sipas një raporti nga Dataconomy, ka disa mundësi se përse TikTok po kërkon fjalëkalimet. Fillimisht, është e mundur që jetë një “masë e përkohshme sigurie”, por mund të lidhet edhe me një version të ri të aplikacionit, ose thjesht gabim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE