Plan për atentat ndaj tij, Albin Kurti: Ka shumë kërcënime nga struktura me rrënjë në Beograd!

vovalbania February 10, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plan për atentat ndaj tij, Albin Kurti: Ka shumë kërcënime nga struktura me rrënjë në Beograd!

Pas informacioneve mbi një plan për ta vrarë, reagon Albin Kurti. I kthyer nga Shkupi, kryeministri i Kosovës tha se mësoi që ka shumë kërcënime nga individë e struktura me rrënjët në Beogradin zyrtar. “Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndjerë i rrezikuar, por pashë që shumë forca policore u kujdesën për mbledhjen ku mora pjesë”. Eshtë fjala për një takim të partive të majta. Komentet i bëri gjatë homazheve në nderim të dy aktivistëve të vrarë 17-vite më parë nga policia e UNMIK-ut.

Kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë e struktura, të cilat i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Sa erdha nga Shkupi, nuk jam ndier i rrezikuar, por kam parë që kishte shumë forca policore që u kujdesen për këtë mbledhje që e mbajtëm e ku mysafiri special ishte përfaqësuesi i SPD-së gjermane, Lars Klingbeil.

Mediat kosovare raportojnë se pranë institucioneve të sigurisë në Kosovë, nga burime të besueshme mësuan se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nga Serbia kishte përpjekje për vrasjen e Albin Kurtit në Shkup. Kryeministri qëndroi mbrëmë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut. Sipas mediave në Kosovë, vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit ishin serioze, sidomos për faktin që erdhën nga disa burime të informacionit.

Ka qenë një kombinacion operativ serb, ku janë gërshetuar mashtrimet mediale me veprimet në terren nga atentatorë të mundshëm të ekstremit serbo-maqedonas, të afërt me Federatën Ruse, por nën kontrollin e institucioneve serbe.

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kurti-Vuçiç shkëmbyen  akuza të rënda, përfshirë rreth zbatimit të vendimit për kufizimin e importit të dinarit serb në Kosovë. Ndërkohë, ambasadorët e vendeve perëndimore kërkuan nga palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, i cili kërkoi seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara akuzoi kryeministrin Albin Kurti se po pamundëson jetën e serbëve që jetojnë atje. Kurti i hodhi poshtë si “të pavërteta” akuzat e Vuçiçit e tha se institucionet e Kosovës do të sigurojnë një tranzicion për serbët atje rreth përdorimit të dinarit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48744 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE