Kutia e Pandorës në Big Brother VIP3 për herë të parë!

vovalbania February 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kutia e Pandorës në Big Brother VIP3 për herë të parë!

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Sonte Kutia e Pandorës do të futet për herë të parë në Big Brother VIP3. Moderatori Ledion Liço deklaroi se njërit prej banorëve ose banoreve do t’i jepet mundësia për ta hapur.

Kutia e Pandorës fsheh zgjedhje të vështira, në momentin që banori i cili caktohet, e hap.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Gjatë sezoneve të caktuara në kuti fshiheshin dy zarfe, në njërën kishte diçka pozitive dhe në tjetrën negative.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49212 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE