Vendos të hakmerret ndaj Romeos/Graciano hap “Kutinë e Pandorës”, një e mirë dhe e keqe!

vovalbania February 11, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendos të hakmerret ndaj Romeos/Graciano hap “Kutinë e Pandorës”, një e mirë dhe e keqe!

Graciano ka vendosur të hapë Kutinë e Pandorës duke japur më pas Zarfin e Bardhë dhe atë të Zi. Në Zarfin e Bardhë, banori i Big Brother VIP përfitoi një udhëtim çift.

Ndërsa në Zarfin e Zi njoftohej se do të dërgonte në nominim tre persona. Graciano vendosi të hakmerret ndaj Romeos, duke e dërguar atë në nominim së bashku me mikun më të mirë, Elvisin (Lisi), dhe pëlqimin e tij, Heidin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Votimi është i hapur për publikun, për banorin që duan të shpëtojnë. Romeo u nervozua pas këtij veprimi dhe e quajti Gracianon “burracak dhe të paftyrë”. Kjo zgjedhje u shoqërua me komente të shumta nga banorët.

Lisi tha se e priste këtë veprim të Gracianos, ndërsa Heidi deklaroi të kundërtën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE