Çuçi mbledh grupin e PS-së: Prani shtuar fizike në terren sipas zonave!

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çuçi mbledh grupin e PS-së: Prani shtuar fizike në terren sipas zonave!

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend. Kryetari Bledi Çuçi drejtoi mbledhjen duke vënë në dukje për deputetët e maxhorancës porositë e kryetarit të partisë Edi Rama në Asamblenë e mbajtur një ditë më parë.

Duhet një prezencë e shtuar fizike në terren sipas zonave tuaja. Konsiderojeni këtë si një periudhë fushate duke nisur që nga dje. Eshtë shumë e rëndësishme që procesin zgjedhor brenda partisë ta ndjekim personalisht. Ka nevojë për ritëm të shtuar për të kapur afatet.

Lidhur me seancën e ditës së enjte, Çuçi foli për projektligjet që janë në rendin e ditës për t’u votuar. Bëhet fjalë për Projektligjin “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore” dhe Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore”

Sa i përket Amnistisë Penale do të shqyrtohen nëpër komisione gjatë kësaj jave amendamentet që janë propozuar në mënyrë që projektligji të shkojë për votim në seancën e javës së ardhshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48756 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE