Fjoralba Ponari i del në mbrojtje mikut të saj, Gracianos: Loja është lojë! Shqiptarë, mësoni të ndani gjërat

vovalbania February 12, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Fjoralba Ponari i del në mbrojtje mikut të saj, Gracianos: Loja është lojë! Shqiptarë, mësoni të ndani gjërat

Moderatorja Fjoralba Ponari i ka dalë në mbrojtje shokut të saj, Gracianos, pasi çoi në nominim Romeon, Heidin dhe Lisin nëpërmjet kutisë së Pandorës.

Vendimi i Gracianos u prit jo mirë nga Romeo, i cili u pasua me përplasje të fortë me Gracianon, në shumë raste në ofendime dhe debate banale si nga njëri si nga tjetri. Aq me tepër nga dy personazhe publike jashtë, që drejtojnë emisione dhe orientojnë opinione publike. Për këtë nominim, ka reaguar edhe Donaldi, ku përmes një postimi, pa i dhënë ngjyra emocionale, iu ka uruar fat të tre nominuarve.

Për këtë ka reaguar Fjoralba, e cila ka sjellë në vëmendje një rast të BBV1, ku thotë se një rast të ngjashme ka pasur edhe ai. Por situata në fakt nuk është e njëjtat. E para sepse ishte dikush tjetër i cili kishte dërguar në nominim tjetër Einxhel-Dagz-Ilir dhe jo Donaldi, dhe e dyta nuk mund të shihet në kuadër të lojës e gjitha, pasi duhet analizuar sjellja e Gracianos me Lisin dhe Heidin përpara se t’i çonte në nominim, duke mos pasur asnjë përplasje më parë. 

Graciano flet gjatë gjithë kohës për parime, qëndrueshmëri, edukatë, respekt, dhe në momentin më të parë që kishte në dorë për të treguar se nuk ishte si Romeo, por ishte ndryshe, i shkeli ato duke dërguar në nominim dy banorë, të cilët e kishin respektuar dhe madje i kishin dalë edhe kundër Romeos për Gracianon.

“Ja që njëherë e një kohë, Einxhel-Dagz-Ilir ishin të nominuar dhe Donaldi vendosi të mos ndryshonte treshen në nominim.”, -shprehet ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.

Loja është lojë dhe shqiptarët dinë shumë mirë t’i ndajnë gjërat. Por shqiptarëve nuk mundet që t’ju hidhet hi syve për të bërë të zezën të bardhë, për shkak të një raporti miqësor që mund të jetë jashtë shtëpisë. Aq me tepër nga personazhe publike të cilët kanë ndikim tek njerëzit.

“Tani po ta kenë të shkruar dhe ata të rezistojnë post big ( se në fund njëri fiton vetëm nëse e keni parasysh formatin) e paçin jetën dritë e të lumtur bashkë. Ama loja është lojë të nderuar. Do nominohen dhe do eliminohen. Jeta reale është muhabet tjetër. Mësoni të ndani gjërat me xhan se u bë sezoni i tretë.”, -vazhdon Fjoralba.

Kështu që mirë është, të luhet duke përcjellë vlera, dhe jo siç po bëjnë Romeo dhe Graciano, të cilët kanë hapur librin e ofendimeve dhe fjalëve më të pista që ka gjuha shqipe, duke i lëshuar ndaj njëri-tjetrit.

/Vip-Magazine.al/

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE