I publikoi foto intime një vajze që më pas i dha fund jetës, pranga 39-vjeçarit në Kamëz!

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
I publikoi foto intime një vajze që më pas i dha fund jetës, pranga 39-vjeçarit në Kamëz!

I publikoi një foto intime një 27-vjeçareje, e cila për këtë shkak dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën, kapet e vihet në pranga një 39-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në Kamëz, dy ditë më parë, në rrugën “Teuta”. I ndaluari të cilit i jepen inicialet A.Ç akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”. 27-vjeçarja nuk mundi t’iu mbijetojë dëmtimeve si pasojë e të aktit të vetëflijimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, nisur nga dyshimet e krijuara mbi ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2024, në rrugën “Teuta”, ku u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt, një shtetase, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën, kanë vijuar veprimet hetimore të thelluara, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

– A.Ç., 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50510 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE