Operacione policore në Tiranë e Durrës kundër kontrabandës dhe basteve sportive ilegale!

vovalbania February 12, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Operacione policore në Tiranë e Durrës kundër kontrabandës dhe basteve sportive ilegale!

Alkool dhe 20 mijë euro, goditen dy raste kontrabandë në portin e Durrësit. Në një autobus u gjetën 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera, ndërsa në një automjet, sasia e parave në shumën 20 mijë euro. Për këto raste është arrestuar një shtetas dhe janë proceduar penalisht tre të tjerë.

Si rezultat i kontrolleve në hyrje/dalje, ndaj shtetasve dhe mjeteve, goditen 2 tentativa për të futur në Shqipëri, produkte ose para, pa i deklaruar.

Në një autobus u gjetën 120 shishe me pije alkoolike dhe produkte të tjera, ndërsa në një automjet u gjetën 20 000 euro.

Për këto raste është arrestuar 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë.

Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në hyrje/dalje, me qëllim garantimin e qarkullimit të ligjshëm të produkteve dhe shërbimeve, si dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë konstatuar dhe goditur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, 1 rast të tentativës për të kontrabanduar produkte për të cilat paguhet akcizë dhe 1 rast të mosdeklarimit të të hollave.

Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive përmes celularëve, 4 në pranga në zonën e Kombinatit në Tiranë të moshave 22 deri 28-vjeç. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme, të goditur në kuadër të operacionit policor të koduar “Eleven day”.

Komisariati i Policisë Nr. 6 finalizon pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar “Eleven day”.

Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Eleven day”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit M. O., 22 vjeç, A. I., 28 vjeç, E. C., 24 vjeç, dhe K. D., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Kombinat, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE