Për të pasur një pension si burrat gratë e këtij vendi duhet të fillojnë të kursejnë që në moshën 3-vjeçare!

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për të pasur një pension si burrat gratë e këtij vendi duhet të fillojnë të kursejnë që në moshën 3-vjeçare!

Gratë do të duhet të punojnë edhe 19 vjet shtesë për të dalë në pension me të njëjtën shumë pensioni si burrat, kjo sipas një analize nga Instituti i Politikave të Pensionit të Mbretërisë së Bashkuar (PPI). Hulumtimi tregon se gratë që dalin në pension në moshën 67-vjeçe do të kursejnë mesatarisht 69,000£, krahasuar me 205,000£ që burrat duhet të kursejnë. Të dhënat sugjerojnë se sipas sistemit aktual, ku regjistrimi në fondin e pensioneve fillon në moshën 22 vjeç, një vajzë duhet të fillojë të kursejë në moshën 3-vjeçare për të dalë në pension me të njëjtën shumë parash si burrat që punojnë.

Përveç kësaj, gratë jetojnë mesatarisht rreth shtatë vjet më shumë se burrat, që do të thotë se pensionet e tyre gjithashtu duhet të zgjasin më shumë. Kritikët e raportit të pensioneve po bëjnë thirrje për heqjen e pragut të të ardhurave prej 10,000£ në vit për njerëzit që regjistrohen automatikisht në një fond pensioni me një punë të vetme, pasi ai skualifikon shumë gra që mbajnë punë të shumta, punojnë me kohë të pjesshme ose janë të pavarura.

Mosha e pensionit shtetëror në Mbretërinë e Bashkuar prej 66 vjeç do të rritet në 67 vjeç midis 2026 dhe 2028 dhe pritet të jetë 68 nga 2044. Megjithatë, hulumtimi sugjeron se pragu do të duhet të rritet në 71 për ata që kanë lindur pas prillit 1970. Shifrat tregojnë se shuma e vlerësuar e parave e nevojshme për një standard të moderuar jetese në pension është rritur me 8,000£ në vit, ose 34%, si rezultat i një numri të kostove në rritje.

Ndërkaq, vendi ynë do ta ketë shumë të vështirë në vitet në vijim që të ofrojë një jetë dinjitoze për pensionistët. E para, shumica e atyre që punojnë aktualisht nuk paguajnë sigurime dhe e dyta, plakja e shpejtë e popullsisë po rrit varësinë e moshave të vjetra ( ky raport shpreh popullsinë +65 në përqindje të forcës së punës 15-65 vjeç). Në vitin 2023, Shqipëria e kishte grup-moshën mbi 65 vjeç sa 25 % të forcës së punës (15-65 vjeç), në nivele të krahasueshme rajonale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE