Rikthim me një këngë të re? Çiljeta bën dedikimin e veçantë për Flori Mumajesin, dhe poston foton e rrallë krahë kantautorit

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rikthim me një këngë të re? Çiljeta bën dedikimin e veçantë për Flori Mumajesin, dhe poston foton e rrallë krahë kantautorit

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka publikuar në profilin e saj një foto me kantautorin Flori Mumajesi. Ky i fundit prej vitesh po qëndron larg projekteve muzikore dhe ekranit duke i bërë fansat t’i marrë malli për të. Dyshja janë miq prej një jete tashmë, e njohja e tyre i ka fillesat që në bangat e shkollës.

“Mik i vjetër, por i shtrenjtë. Na ke munguar të gjithëve Flor Mumajesi”, shkruan Çiljeta krahas fotos.

Menjëherë në rrjet kanë nisur një lum komentesh se nuk e njohën kantautorin në pamje të parë.

Kujtojmë se për pak vite Flori u përfol për një situatë të ngarkuar emocionale që shpresojmë ta ketë kaluar me sukses.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49593 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE