“Tërbohen” delfinët në Japoni, pse disa prej tyre po bëhen agresivë dhe po sulmojnë njerëzit?!

vovalbania August 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Tërbohen” delfinët në Japoni, pse disa prej tyre po bëhen agresivë dhe po sulmojnë njerëzit?!

Në një plazh japonez, së fundmi ka nisur një varg sulmesh nga delfinët. Sipas mediave lokale, të paktën një burrë u dërgua në spital pak ditë më parë dhe të nesërmen dy notarë të tjerë u kafshuan në krahë. Zyrtarët japonezë besojnë se i njëjti delfin është përgjegjës për të paktën gjashtë sulme deri më tani. Ndonëse delfinët zakonisht nuk janë agresivë ndaj njerëzve, armiqësia ndaj notarëve nuk është e padëgjuar. Mediat lokale raportuan se një burrë u kafshua në të dy krahët të enjten në mëngjes, 11 gusht.

Kjo u pasua nga një sulm tjetër në të njëjtën pasdite ndaj një burri të dytë i cili pësoi lëndime në gishtat e dorës së majtë. Të dy incidentet ndodhën në plazhin Koshino, një destinacion i njohur për notarët dhe delfinët afër qytetit perëndimor japonez, Fukui. Zyrtarët, tashmë kanë instaluar pajisje me zhurma të larta, me shpresën se do të pengojnë delfinët nga zona. Notarët janë paralajmëruar gjithashtu për rreziqet që paraqesin krijesat e egra.

Aktualisht nuk është e qartë se çfarë lloj delfini ishte përfshirë në sulm. Sipas mediave lokale, delfinët në zonë janë mësuar me ndërveprimin njerëzor dhe janë parë në pjesë jashtëzakonisht të cekëta të plazhit duke përfshirë ujërat deri në gjunjë. Në mbarë botën, sulmet e delfinëve janë të rralla, por jo të padëgjuara. Shkencëtarët kanë sugjeruar se delfinët e egër me hundë “shishe” e shohin notin përkrah njerëzve “tepër stresues”, sepse kjo “prish rutinat e tyre të sjelljes”.

Në Irlandë dy gra u plagosën në harkun kohor të dhjetë ditëve në vitin 2013 nga i njëjti delfin. Një vit më vonë, pesë notarë u shpëtuan në brigjet e Irlandës, pasi një delfin i rrethoi në mënyrë agresive. Përveç armiqësisë ndaj njerëzve, delfinët ndonjëherë sillen jashtëzakonisht të dhunshëm ndaj krijesave të tjera të detit. Rikujtojmë, se në brigjet e Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë dhe Ukrainës, janë derdhur një numër i madh gjitarësh të deteve me djegie të ngjashme me plagët e shkaktuara nga shpërthimet e bombave. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52605 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE