Mësoni se sa para fiton një ushtar i ri rus…

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mësoni se sa para fiton një ushtar i ri rus…

Ushtarët e rinj të Rusisë po fitojnë thuajse tri herë më shumë sesa rroga mesatare e vendit. Kjo sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes. “Këto trupa fitojnë aktualisht më shumë se 200 mijë rubla, rreth 2.7 herë më shumë se rroga mesatare në Rusi. Për krahasim, 2.7 herë e mesatares së rrogës në Britaninë e Madhe do të ishin 90 mijë paund në vit”,-thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.

Në fillim të pushtimit, presidenti Vladimir Putin bëri të ditur se një toger merrte 81,200 rubla (781.66 Euro) në muaj. Por, në tetor të vitit 2022, ai njoftoi se edhe ushtarët privatë të mobilizuar do të merrnin 195 mijë (1881 Euro) rubla në muaj. Rroga dhe “benefitet shtesë” po përdoren për të bindur të rinjtë që t’i bashkohen luftës kundër Ukrainës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48922 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE