Upss! Fjoralba i “hakmerret” Romeos nëpërmjet Donaldit

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Upss! Fjoralba i “hakmerret” Romeos nëpërmjet Donaldit

Graciano Tagani është banori i parë për sezonin e tretë të “Big Brother VIP” që hap kutinë e Pandorës.

Të gjithë jemi bërë tashmë të njohur se si funksionon kjo kuti. Kështu, Graciano nxori në nominim Romeon, Heidin dhe Elvisin, veprim që ai e cilësoi si një “hakmarrje” ndaj aktorit.

Një reagim për këtë situatë e ka bërë edhe moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari. Ajo na kujton se në edicionin e BBV1 po ashtu ka ndodhur një situatë e ngjashme, ku Donaldi ka pasur në dorë ta ndryshojë nominimin midis tre miqve, por nuk e ka bërë. Fjoralba shkruan:

“Ja që njëherë e një kohë, Einxhel-Dagz-Ilir ishin të nominuar dhe Donaldi vendosi të mos ndryshonte treshen në nominim”.

Në një farë mënyre ajo nënkupton që tanimë kjo gjë i është kthyer po njësoj edhe Romeos. Ajo shton se kjo nuk duhet të merret aspak si diçka personale nga ana e Gracianos por të shihet vetëm në kuadrin e lojës.

Tani po ta kenë të shkruar dhe ata të rezistojnë post big ( se në fund njëri fiton vetëm nëse e keni parasysh formatin) e paçin jetën dritë e të lumtur bashkë. Ama loja është lojë të nderuar. Do nominohen dhe do eliminohen. Jeta reale është muhabet tjetër. Mësoni të ndani gjërat me xhan se u bë sezoni i tretë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50235 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE