KOKA zbulon më shumë mbi projektet e saj të reja dhe jo vetëm!

vovalbania August 09, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
KOKA zbulon më shumë mbi projektet e saj të reja dhe jo vetëm!

KOKA është një nga artistet më të talentuara të tregut dhe që herë pas here vjen me projekte mjaft unike. Së fundmi ajo ka publikuar këngën e saj më të re, “Skin and bones” e cila ka hyrë këtë javë në klasifkimin e “The Top List”, Top Awards, pjesë e albumit të saj që pritet të publikohet së shpejti. Në një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, KOKA na ka zbuluar më shumë për albumin e saj dhe jo vetëm…

Çfarë mund të na tregosh për albumin tend të ri?

Po përgatis albumin të gjithin vetë dhe jam pak e emocinuar dhe në ankth. Ka qenë një rrugëtim prej 5 vitesh, pasi lashë profesionin tim si arkitekte, sepse kisha filluar shkruaja shumë tekste këngësh dhe hapat erdhën natyrshëm. U njoha me producentët e mi dhe mora një fond shumë të madh nga shteti gjerman vitin e kaluar, i cili sponsorizon albumin. Albumi ka 13 këngë dhe janë të gjitha të shkruara nga unë, përveç njërës që është shkruar me producentin tim, “Skin and bones”.

Këngët janë të gjitha në anglisht, pse kjo zgjedhje?

Këngët janë në anglisht sepse kanë filluar në anglisht. Ka të bëjë edhe fakti që unë bashkëjetoj me dikë që flet anglisht dhe e flasim çdo ditë si gjuhë. Mbase edhe kjo ndikoi, por muzika që unë kam dëgjuar gjithë jetën time ka qenë në anglisht. Megjithatë, unë jam shumë e hapur ndaj muzikës në tërësi, dëgjoj edhe klasike, edhe metal, çdo rrymë.

Çfarë mesazhi ke dashur të përcjellësh nëpërmjet albumit?

Albumi ka dale gjatë një shërimi shpirtëror që unë kam nisur, të gjitha mesazhet janë fuqizuese, të japin shpresë, të japin fuqi, të ndjekësh ëndrrat e tua, të bësh atë që do, ose të mos reshtës së dashuruari. Është si të thuash një festë për jetën. Mesazhet janë universal dhe mund të prekin të gjithë. Nuk ka një kategori të caktuar të cilën albumi do ta prekte më shumë, ose më pak.

Si nisi rrugëtimi yt në muzikë?

Ka filluar në moshën 7 vjeçe në Greqi, ku prindërit edhe pse në gjendje të ngushtë ekonomike më paguanin mësimet e muzikës, piano dhe vokal. Kur vazhdova studmet më pas, prindërit e vunë re se sa punë duhej dhe që jo gjithmonë paguhej shumë kollaj. Unë isha gjithmonë me një band në krah që bënim muzikë. Por më pas u lodha me ‘cover’-a dhe vendosa që të vija me diçka ndryshe.

Nëse edhe juve ju pëlqen “Skin and bones”, ju mund ta votoni atë për të qendruar sa më gjatë pjesë e listës në Top Awards.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58061 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE