“Vëllai im u vesh me fustan”/ Juli rrëfen sekretin e jetës: Kemi ikur në Gjermani me pasaportë false

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘A po më jepni pak frymë?’Juli flet për ndarjen nga jeta të Zef Dedës

Vëllai i Madh u dha dje banorëve sfidën e radhës, ku më pas do të zgjidhet edhe lideri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”.

Secili prej tyre ka treguar një sekret në dhomën e rrëfimit, të cilat më pas janë zbuluar për banorët. Ata do të gjenin sekretet e njëri-tjetrit, e kush ka zbuluar më shumë do të bëhet lider.

Një nga banorët me historinë komike ishte Julian Deda, i cili tregoi se ka ikur në Gjermani me pasaportë false.

Aktori i njohur i humorit e tregoi me shaka të gjithë ngjarjen, ku vëllait të tij, Mario, i është dashur të vishej me fustan për të kaluar kufirin.

Kam ikur me pasaportë false në Gjermani. Në ’95, se prindërit kishin ikur në ’92, se ne kemi ndenjur tre vite pa prindërit në Shkodër. Kemi ndenjur vetëm më gjyshen dhe hallën. Pas shumë mënyrave për të na marrë, se ne donim të shkonim mirë jo në mënyrë ilegale.

Dhe gjeti një person që kishte dy fëmijë, njëri ishte identik si unë, që si të ishim binjakë, dhe vajza që ishte identik si vëllai im. Mario, vëllai im, ka shkuar me fustan. Të dy përdore kemi ikur. Kaluam, kemi mbërritur në Amsterdam, pastaj po si djalë dhe vajzë në Bruksel, pastaj aty jemi bërë dy çuna dhe shkuam në Gjermani”, rrëfeu Juli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48952 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE