“Ju kështu jeni edhe jashtë”, Heidi flet për nominimin me Romeon dhe Lisin!

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ju kështu jeni edhe jashtë”, Heidi flet për nominimin me Romeon dhe Lisin!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Mes banorëve kanë lindur pëlqimet, ngacmimet si edhe çiftet e para. Debate të shumta ka pasur mes tyre, teksa janë ndarë edhe në grupe. Kutia e parë e Pandorës në këtë sezon, u bë një tjetër shkak debati, teksa Graciano çoi direkt në nominim Heidin, Lisin dhe Romeon. Por pse duhet të qëndrojë Heidi në “BBV3”?! Ja si u shpreh banorja.

E vërteta është që unë nuk është se kam lojë. Qëndrimi im nuk ndryshon kurrë, thjesht u përgjigjem gjërave që më thonë. Nuk kam lojë apo strategji që të them do ta ndryshoj. Unë jam kjo dhe mundohem të sillem në mënyrë sa më të drejtë dhe të jem vetvetja.

Zhgënjimi është me veten që ti e di kur e ke defektin tënd ke besim dhe u jep shanse njerëzve. Është nominim që nuk e konsideroj si të tillë. Unë lojën këtu e kam me veten të korrigjoj gjëra tek vetja ime. Reflektimi i jetës sonë këtu është i asaj që jemi jashtë dhe të gjithë ju jeni kështu edhe jashtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE