Kushtetuesja lë në fuqi ligjin për kompensimin e pronave, rrëzon kërkesat e KMSH!

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kushtetuesja lë në fuqi ligjin për kompensimin e pronave, rrëzon kërkesat e KMSH!

Padia e Komunitetit Mysliman ku kërkonin shfuqizimin e ndryshimeve ligjore të vitit 2022 për kompensimin e pronave është rrëzuar nga Gjykata kushtetuese.

Në mbledhjen e sotme, me shumicë votash, gjyqtarët vendosën të mbajnë në fuqi ligjin me argumentin se përllogaritja e shumës së kompensimit të pronave sipas vlerës zyrtare të inflacionit e interesit bankar, e përmbush detyrimin e shtetit për shpërblimin e drejtë.

Edhe pse më nëntor të vitit të shkuar Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e ligjit deri në shqyrtimin e plotë të tij për metodologjinë e caktimit të kompesimit financiar të pronave, ky vendim i ri i hap rrugën zbatimit të ndryshimeve ligjore ku më shumë se 10 mijë dosje të pronave do të rivlerësohen me skemën 10% të vlerës që ka në treg.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49453 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE