Si të parandaloni humbjen e kolagjenit…

vovalbania February 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si të parandaloni humbjen e kolagjenit…

Mjekët janë në një mendje kur thonë se mes moshës 25 dhe 30-vjeçe, gratë fillojnë të humbasin rreth 1% të sasisë së kolagjenit çdo vit, ndërsa mbi 40-vjeçe ky proces përshpejtohet edhe më shumë. Por, duket se zakonet e mira të përditshme janë ato që ndikojnë në ruajtjen e një niveli të pranueshëm të kolagjenit, edhe me kalimin e viteve.

“Kolagjeni është proteina më e bollshme në trupin e njeriut që prodhohet nga qelizat e quajtura fibroblaste,”-thotë mjekja estetike Mar Mira. Funksioni i tij kryesor është të krijojë dhe mirëmbajë strukturat e indeve që formojnë trupin, duke gjeneruar fibra rezistente, të forta dhe fleksibël të njohura si ‘fibra kolagjeni’. Por, çfarë duhet të bëjmë për ta ruajtur sa më shumë nivelin e kolagjenit?

Reduktoni ekspozimin ndaj diellit dhe përdorni SPF çdo ditë. Rrezatimi ultravjollcë ndikon në prodhimin e kolagjenit në lëkurë, për shkak të oksidimit të prodhuar nga rrezet UV duke përshpejtuar shkatërrimin e kolagjenit dhe uljen e prodhimit të tij. Është e rëndësishme të përdorni kremra me faktorë mbrojtës nga dielli.

Pini sa më shumë çaj jeshil dhe xhinxheri. Të dy këto lloj çajrash kanë veti anti-oksidante dhe anti-inflamatore sepse kanë përbërës të fuqishëm bimorë që ndihmojnë në parandalimin e humbjes së qelizave të kolagjenit. Shtoni ushqime të pasura me kolagjen si supë me lëng kockash, toni, salmoni, produktet e qumështit apo arrat.

Reduktoni yndyrat dhe sheqernat. Të gjitha ushqimet e pasura me yndyrna dhe sheqerna ndikojnë në prodhimin e kolagjenit dhe elastinës për shkak të proteinave me cilësi të ulët. Qelizat tona kanë nevojë për ujë për të rigjeneruar dhe eliminuar toksinat. Me siguri që ju e dini se sa negativisht ndikojnë ato në lëkurë, duke shkaktuar përkeqësimin e fibrave të kolagjenit dhe duke ndikuar në mbajtjen e lëngjeve dhe oksigjenimin e qelizave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49063 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE