Altin Çoku në gjykatë, ja çfarë deklaron ai

vovalbania February 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Altin Çoku në gjykatë, ja çfarë deklaron ai

Altin Çoku, i akuzuar për shtyrje në vetvrasje të Sibela Abedinit, është përballur ditën e sotme përpara Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Pak para se të niste seanca ai ka deklaruar se fotografitë nuk janë shpërndarë prej tij dhe se është arrestuar në mënyrë të paligjshme.

“Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme, sepse dihet kush e ka bërë shpërndarjen në media. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i TikTok-ut si gjithë të tjerët”.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Altinin, por do të jetë Gjykata ajo që do të vendosi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50103 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE