E “fajësoi” për largimin nga BBV, Ori Nebijaj i reagon me përgjigjen aspak të pritshme deklaratës së Deas

vovalbania February 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dea Vieri bën deklaratën e fortë: “Nga Big Brother-i më nxorri Ori sepse nuk u lidha me…”

Dea Vieri ishte konkurrentja e rradhës e cila u largua nga shtëpia e “Big Brother Vip”, pas televotimit që u hap për më pak të preferuarit e publikut.

Mirëpo pas daljes ajo bëri një deklaratë të papritur.

Tek kishte postuar një video në TikTok lidhur me daljen nga BBV, ajo i replikoi një prej komentuesve duke shkruar: “Më nxori Ori se nuk u lidha me Fationin sa për show”.

E pas kësaj deklarate të Deas, një reagim ka ardhur edhe nga ana e opinionistes.

Gjatë një pyetësori me ndjekësit në Instagram, një prej tyre kishte shkruar: “Po Dea ça pati sa doli filloi duke ju sulmuar, ty të parën që doje ta lidhje me Fationin”, ndërsa Ori dha një përgjigje aspak të pritshme, tek ia ktheu ndjekësit:

“Asgjë more keqkuptime Big-u! Dea është zemër!”

Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Dean të bëjë atë koment, ama nga ana e Orit duket se nuk ka asgjë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49532 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE