Hëna e plotë kalon në Ujor dhe sjell këto ndryshime për secilën shenjë të zodiakut!

vovalbania August 01, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Hëna e plotë kalon në Ujor dhe sjell këto ndryshime për secilën shenjë të zodiakut!

Hëna e plotë do të kalojë në shenjën e parafundit të horoskopit, Ujorit, duke shënjuar një tranzicion astrologjik që do të na prekë të gjithëve. Ky fenomen do të ndodhë në të njëjtën kohë që Dielli është vendosur në Luan, kështu që bëhuni gati për një periudhë të tejmbushur me dyshime. Ja si do të ndikojë te shenjat e zodiakut:

Dashi

Është shumë normale ta pyesësh veten nëse ke njerëzit e duhur në jetë, që të ndihmojnë të realizosh ëndrrat e tua dhe të përmirësohesh.

Demi

Hëna e plotë në Ujor do të të ndihmoj të besosh më shumë në intuitën tënde. Është e mira të mos neglizhosh karrierën, shtëpinë dhe familjen.

Binjakët

Ndonjëherë faktet janë shumë të rëndësishme që ta çlironi veten nga faji. Gjithsesi, nuk është asnjëherë e parashikueshme mënyra e reagimit kur përballesh me disa pengje të së shkuarës. Çlirohuni prej tyre dhe besojini procesit të vetëshërimit.

Gaforrja

Emocionet gjatë kësaj periudhe do të jenë të forta dhe të ndërlikuara, ndaj lejoje veten t’i ndjesh të gjitha, ama, mos i lër të të ndikojnë. Gjej balancën e brendshme dhe vepro në mënyrë të kthjellët.

Luani

Beso në vetvete! Kjo Hënë e plotë të bën të logjikosh në mënyrë më racionale, si dhe të ndash faktet reale nga imagjinata. Gënjeshtrat më të mëdha janë ato që i themi vetes.

Virgjëresha

Merr kohën tënde për t’u larguar nga situatat stresuese. Planifiko një buxhet të caktuar për pushimet, kujdesin ndaj vetes dhe për të investuar në të ardhmen tënde.

Peshorja

Përqendrohu te qëllimet e tua. Mos harro që të ndjekësh ëndrrat. Shkëputu nga zakonet e vjetra dhe bëj më të mirën për veten.

Akrepi

Je totalisht i përqendruar te vetja, por Hëna e plotë të fton të dalësh nga zona jote e rehatisë, të socializohesh dhe krijosh lidhje me njerëz të tjerë.

Shigjetari

Kjo periudhë të rikthen te librat e preferuar, te faqet që të kanë dhënë aq gëzim dhe trishtim. Mëso, lexo, edukohu më shumë, për t’u bërë personi që ke ëndërruar të jesh.

Bricjapi

Kërko ndihmë kur të duhet. Disa njerëz do të duan të të ndihmojnë, mjafton një fjalë nga ana jote. Kujtohu që jo çdo gjë mund ta bësh vetë, përkundrazi, puna në grup, shpesh, është më produktive.

Ujori

Dëshira për të ndihmuar të tjerët do të të çojë shumë më larg se fiksimi që ke me izolimin dhe vetminë. Është momenti perfekt për të investuar te miqtë dhe për të pasur më shumë besim te vetja dhe ata që të rrethojnë.

Peshqit

Merrni kohën të udhëtoni dhe të bëni gjërat që doni, ama mos u shkëpusni nga realiteti. Është e vërtetë që imagjinata është më e bukur se ajo që prekim dhe jetojmë çdo ditë, por ka ardhur momenti të lëshoni rrënjë të forta për një të ardhme të sigurt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49890 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE