“Ka një logjikë të frikshme, është shumë e fortë…”/Elvis Myrta tregon lojtarët më të mirë në BBV3!

vovalbania February 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ka një logjikë të frikshme, është shumë e fortë…”/Elvis Myrta tregon lojtarët më të mirë në BBV3!

I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë i eliminuari i fundit i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, Elvis Myrta. Ai foli më shumë mbi eksperiencën e tij në këtë format, por duke shprehur dhe mendimin e tij mbi banorët e tjerë dhe kë sheh si më të fortë…

Si ishte për ty kjo eksperiencë në “Big Brother VIP 3”?

U mësova shpejt. Duke qenë se nuk jam fotozhenik, nuk jam marrë me kamerat. Edhe ata që më menaxhonin rrjetet sociale më thonin ‘si nuk dole pak para kamerave të të bënim foto’. Kam qenë pa komplekse, i vërtetë, edhe vetë e thoja ‘jam me pushime’. Tre javët e para e kam shijuar vërtet, nuk kam ndjerë asnjë lloj presioni edhe pse ishte shumë i madh. Ishte një eksperiencë shumë e bukur, por nuk do e bëja prapë. Nuk do e bëja më tek Big Brother VIP 4, 5 apo 6, por në këtë “Big” nëse më jepej mundësia do të rihyja. Kam ca pengje.

Kur dole i the Romeos që mos u merr me Gracianon sepse nuk është ai objektivi. Cili është objektivi atëherë?

Ka disa lojtarë të tjerë të fortë. Romeo është një nga pretendentët kryesorë për të fituar, por Gracianon nuk e shoh si lojtar të fortë, nuk duhet të përqëndrohet te ai. Juli është i fortë, Ilnisa nuk është konkurrente e fortë, mund të shkojë deri në finale por që jo për të fituar. Erjola ka një logjikë shumë të mirë dhe nëse futet në lojë do i hapë punë lojtarëve të tjerë. Ka një logjikë të frikshme. Erjola me 2-3 fjalë i vinte me shpatulla pas murit, sidomos Ilnisën për shembull. Nuk e di si duket nga jashtë, por ajo është shumë e fortë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE