Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite dhe projektligji për lojërat e fatit!

vovalbania February 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite dhe projektligji për lojërat e fatit!

Kuvendi i Shqipërisë, sot mblidhet në seancë plenare duke nisur nga ora 10:00. Në pikën e parë të rendit të ditës është interpelanca e kërkuar nga Partia Demokratike me kryeministrin Edi Rama, lidhur me deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj gjatë një interviste televizive, ndërkohë që është shpallur në kërkim nga SPAK-u.

Në rend të ditës është dhe projektligji për lojërat e fatit, që u hoq nga rendi i ditës seancën e kaluar plenare me kërkesë të maxhorancës.

Gjithashtu, pjesë e rendit të ditës është projektligji i sjellë nga qeveria për ta vendosur 22 nëntorin, ditën e Alfabetit, në kalendarin e festave zyrtare. Po ashtu në rend të ditës janë dy projektvendime që lidhen me Institutin e Statistikave, INSTAT dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, KQZ.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE