Tërheqja ukrainase nga Avdiivka, presidenti Biden fajëson Kongresin Amerikan!

vovalbania February 18, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Tërheqja ukrainase nga Avdiivka, presidenti Biden fajëson Kongresin Amerikan!

Presidenti Joe Biden fajësoi Kongresin Amerikan për tërheqjen e trupave ukrainase nga Avdiivka në Ukrainën lindore, duke vënë në dukje se “mosveprimi i Kongresit çoi në këtë disfatë”. Shtëpia e Bardhë doli me një njoftim pas një telefonate të Biden-it me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky:

Ushtria ukrainase u detyrua të tërhiqej nga Avdiivka pasi ushtarëve ukrainas iu desh të raciononin municione për shkak të pakësimit të furnizimeve nga mosveprimi i Kongresit, duke çuar në fitoret e para të dukshme të Rusisë në muaj.

Biden e siguroi edhe një herë Zelensky-n për mbështetjen e SHBA-ve e theksoi nevojën urgjente që Kongresi të autorizojë një paketë të re ndihme për Ukrainën.

Pas vonesave të gjata, Senati Amerikan miratoi së fundmi planet për ndihmë të re për Ukrainën me vlerë rreth 60 miliardë dollarë. Kjo shumë do të përdorej për t’i dërguar Ukrainës, raketa, municione dhe të tjera pajisje ushtarake.

Po ashtu, zv.presidentja amerikane, Kamala Harris, dje zhvilloi një takim me Zelensky-n në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Hera e fundit që ju kam takuar ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe mbajta një fjalim në të cilin thashë publikisht atë që unë dhe presidenti Biden ju kemi thënë shumë herë: Ne qëndrojmë me Ukrainën! Ne kemi qëndruar me Ukrainën që nga dita e parë.

Ndërsa paketa e re e ndihmës për Ukrainën përballet me kundërshti të shumta nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, presidenti Zelensky u shpreh se “shumica e popullsisë amerikane mbështet kauzën e vendit të tij”.

Ne kemi nevojë tani për unitetin tuaj gjatë një periudhe kaq sfiduese për ne. Natyrisht, edhe në Shtetet e Bashkuara është një periudhë sfiduese. Ne i kuptojmë të gjitha.

Ndihmat perëndimore për Ukrainën duken se janë të domosdoshme, ndërsa nga fusha e betejës për Kievin dhe aleatët erdhën lajmet aspak të mira mbi tërheqjen e ushtrisë ukrainase nga qyteti i shkatërruar lindor Avdiivka, duke i hapur rrugën ushtrisë ruse të bëj përparimin më të madh që kur pushtoi qytetin e Bakhmutit, majin e kaluar.

Gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskyi, i cili mori komandën e ushtrisë ukrainase javën e kaluar, tha se forcat janë zhvendosur në pozicione më të sigurta jashtë qytetit.

Sipas ekspertëve, gati dy vjet që nga nisja e agresionit, tërheqja është shenja më e qartë se si vala e luftës është kthyer në favor të Moskës pasi një kundërofensivë ukrainase dështoi të depërtonte linjat ruse vitin e kaluar.

Ndërsa kërkon rizgjedhjen muajin e ardhshëm, presidenti rus Putin siguroi një fitore në fushëbetejë duke hedhur një tjetër hap të vogël drejt synimit të Rusisë për të siguruar kontrollin e plotë të dy provincave që përbëjnë rajonin industrial të Donbasit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50601 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE