Vetëvrasja e Sibela Abedinit, gjykata lë në burg Altin Çokun!

vovalbania February 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vetëvrasja e Sibela Abedinit, gjykata lë në burg Altin Çokun!

Gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” duke e lënë pas hekurave “TikTok”-erin Altin Çoku, i akuzuar për shkaktimin e vetëvrasjes së 28-vjeçares, Sibela Abedini në Kamëz, të shtunën e kaluar. E reja, nënë e një fëmije i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt të një ndërtese.

Çoku akuzohet për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”, pasi shantazhonte viktimën duke i publikuar foto intime mes tyre. U mësua se e ndjera, disa herë i kishte kërkuar të fshinte foton nga rrjeti social, por 39-vjeçari herë pretendonte se nuk e kishte publikuar ai, por një shok i tij dhe herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen.

27-vjeçarja ka qenë në një lidhje me një shqiptar të Kosovës, me të cilin kishte një vajzë 2 vjeçe dhe qe kthyer pranë familjes në Kamëz pasi lidhja po kalonte momente krize. Kohët e fundit ishte njohur me Altin Çokun.

Çoku foli para gjykatës dhe tha se rrjetin social Tik Tok nuk e përdor për gjëra të këqija, por se “ha bukë me të, si gjithë të tjerët”.

Jam arrestuar në mënyrë të paligjshme sepse dihet kush e ka bërë. Foton e ka nxjerrë shtetasi A.H. Jam përdorues i Tik Tok-ut si gjithë të tjerët. Nuk e përdor për gjëra të këqija, unë ha bukë me të, si gjithë të tjerët.

39-vjeçari është me precedentë penalë. Vite më parë kishte krijuar lidhje intime me vajzën e dajës dhe insistonte që të vazhdonin lidhjen. Në shenjë hakmarrjeje, sulmoi dhe tentoi të digjte të gjallë vëllanë e saj 15-vjeç, që pësoi dëmtime, por për fat të mirë i mituri mbijetoi.

Gjithashtu, Altin Çoku rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015, pasi kërcënoi me jetë mjekun e tij psikiatër G.S. në vitin 2014.

Çoku ishte pacient i G.Z. i cili shërbente si mjek neuro-psikiatër pranë spitalit të Laçit teksa i akuzuari kishte probleme shëndetësore. Sipas dosjes, Çoku i ka kërkuar mjekut G.S. disa herë para’, në mënyrë verbale, me anë të telefonit, mesazheve telefonike dhe letrave të shkruara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49599 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE