Makinat luksoze të Trejsit dhe Kejvinës, të sekuestruara nga Policia, pritën Blinken! Reagon Kejvina!

vovalbania February 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Makinat luksoze të Trejsit dhe Kejvinës, të sekuestruara nga Policia, pritën Blinken! Reagon Kejvina!

Dy makina luksoze pritën eskortën e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Nga Rinasi për në Tiranë, Blinken u shoqërua me dhjetëra makina të blinduara, si edhe mjetet e Policisë së Shtetit.

Por ajo që u vu re janë dy makinat luksoze, njëra e Kejvina Kthjellës dhe tjetra e Trejsi Sejdinit, që janë sekuestruar me dyshimet se janë vënë nga krimi dhe tashmë i kalojnë në përdorim policisë.

Siç mund ta shihni edhe në videot më poshtë, bëhet fjalë për një mjet tip Audi A8 i sekuestruar Kejvinës, si edhe makina tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, që i është sekuestruar Trejsit, e cila në treg kap vlerën mbi 100 mijë euro.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe vet Kejvina përmes një Instastory, ku shkruan duke qeshur: “I kanë si Privat Jet”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE